Studimi

Studiuesit tregojnë nëse deri më tani ka funksionuar distancimi social në luftën kundër koronavirusit

Një studim i ri zbuloi se distancimi social funksionoi në kufizimin e përhapjes së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara dhe mund të ketë parandaluar dhjetëra miliona infeksione.

Studimi, botuar të enjten në revistën ‘Health Affairs’, zbuloi se distancimi social i imponuar nga qeveria uli ritmin e rritjes ditore tërasteve me virus me rreth 9% pas afro tre javësh, shkruan CNN.

Pa asnjë masë distancimi shoqëror, numri i rasteve të koronavirusit në SHBA. mund të ishte 35 herë më i lartë, vlerësuan studiuesit.

“Punimi ynë ilustron rrezikun e mundshëm të përhapjes eksponenciale në mungesë të ndërhyrjeve qeveritare, duke siguruar informacione të rëndësishme për strategjitë për rifillimin e aktivitetit ekonomik”, shkroi ata.

Charles Courtemanche nga Universiteti i Kentucky – si dhe kolegët e tij dhe në Universitetin e Louisville dhe të State Georgia-s – vlerësoi efektet e distancimit shoqëror duke krahasuar rastet e koronavirusit me dhe pa masa të distancimit social.

Vendimi për mbylljen e restoranteve dhe bareve dukeshin veçanërisht të efektshme në ngadalësimin e përhapjes së virusit, zbuluan studiuesit. Ndërprerja e ngjarjeve të mëdha dhe mbyllja e shkollave publike nuk duket se ndikoi në uljen e rasteve me Covid-19.

“[Rezultatet tona] argumentojnë kundër kthimit në masa të pjesshme, si mbyllja e shkollave dhe kufizimet në tubime të mëdha”, shkruajnë studiuesit.

Ata vunë re që studimi i tyre kishte disa kufizime. Numri zyrtar i rasteve, për shembull, ka të ngjarë të jetë i nënvlerësuar sepse nuk mund të përfshijnë njerëz që nuk kanë marrë shërbim mjekësor dhe janë të infektuar me virusin pandemik.

Faktorë të tjerë që kishin dobi në zvogëlimin e numrit të rasteve, sipas studimit, ishin “inkurajimi joformal nga zyrtarët e qeverisë për të vendosur maska ​​ose për përmirësimin e higjienës, ndryshimin e praktikave të biznesit dhe normat sociale në lidhje me distancimin”.