Studimi italian: Ja arsyet pse humbja e nuhatjes është një nga simptomat e Covid

Një studim i kryer në Itali ka zbuluar se një nga simptomat e koronavirusit është edhe humbja e nuhatjes.

Fillimisht ka pasur disa raste të izoluara, të cilat u shtuan dhe tani renditen midis shenjave bashkë me dhimbje e fytit apo kollën.

Shumë ekspertë janë përpjekur të gjejnë shpjegim për këto simptoma

Një version është që koronavirus arrin përmes neuroneve të nuhatjes në një pjesë të trurit të vështirë për t’u studiuar, atë që ka detyrën të ndjejë aromat.

Humbja e nuhatjes është një simptomë e raportuar nga shumë pacientë me Covid-19. ‘73.5% e pacientëve që kemi parë kanë raportuar humbje të nuhatjes’, thotë Alberto Albanese, përgjegjës i neurologjisë në Humanitas në Milano, që shton se kjo nuk është shumë befasuese, pasi edhe viruse të tjerë që shkaktojnë infeksione të sistem kanë të njëjtat karakteristika.

‘Ky është një virus citotoksik, kur hyn në një qelizë synon ta shkatërrojë’, thotë Albanese. Te disa pacientë që kanë raportuar humbje nuhatjeje, janë vënë re ndryshime të pjesës së përparme të trurit, pikërisht aty ky përfundojnë qelizat e përcjelljes së aromave.

‘Prandaj mund të hipotizohet se në disa raste virusi, përmes neuroneve të nuhatjes, arrin të hyjë në tru e të infektojë pjesën që merr aromat’.