Studimi i ri tregon që ilaçet kundër hipertensionit shkaktojnë kancer

Organizata e Ushqimeve dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi ka ngritur një çështje mbi lidhjen e barnave që përdoren për shtypje të lartë të gjakut me kancerin.

Por çfarë i bën këto barna të shkaktojnë kancer? Është vërejtur që shumica e tyre përmbajnë një sasi të disa ‘papastërtive’ të cilat mund të jenë shkas në rritjen e rrezikut për kancer.

Këto ‘ papastërti’ – kimikale organike, formësohen gjatë procedurës së krijimit të këtyre barnave. Eksperimentet janë bërë në laboratore të kafshëve, ku është parë që pas trajtimit të tyre me këto barna është rritur rreziku për kancer. Shkencëtarët thonë që nuk është situatë paniku, por gjithsesi personat që trajtohen me këto barna duhet të konsultohen me mjekët për mundësinë e mos përdorimit të tyre.

Këto barna funksionojnë duke bllokuar qelizat muskulare rreth venave të gjakut, në tentim të kontraktimit të këtyre muskujve dhe ngushtimit të venave. Më pas kur muskujt relaksohen, venat e gjakut hapen dhe shtypja e qarkullimit të gjakut zvogëlohet. Këto ‘papastërti’ përmbajnë dy substanca kimikale NDMA dhe NDEA të cilat njihet si shkaktarë të kancerit të mëlçisë, mushkërive dhe veshkave.

Këto substanca janë të pranishme edhe në mishin e përpunuar dhe në birrë – shkruan LiveScience, transmeton Gazeta Express.

Organizatat e Barnave dhe Ushqimeve ka bërë thirrje që pacientët të cilët tanimë janë duke përdorur barna të hipertensionit duhet të vazhdojnë t’i përdorin ato, derisa studimet tjera të gjejnë një alternativë më të mirë për t’i trajtuar këto raste.