Studimi gjen se koronavirusi ka pësuar mutacione, mund të shpërndahet më lehtë

Shkencëtarët kanë gjetur prova për mutacione në koronavirus që nënkupton se patogjeni mund të jetë duke u adaptuar te njerëzit pasi u transmetua nga lakuriqtë.

Analiza e më shumë se 5 mijë e 300 gjenomeve të koronavirusit nga 62 shtete të ndryshme tregoi se megjithëse virusi ishte stabil, disa kishin zhvilluar mutacione, përfshirë dy ndryshime gjenetike që ndryshojnë “proteinën” kritike në virus që përdoret për infektimin e qelizave të njeriut, shkruan The Guardian.

Hulumtuesit në Shkollën e Londrës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale thekson që është e paqartë se si mutacionet e afektojnë virusin, por duke qenë se ndryshimet u ngritën në mënyrë të pavarur në shtete të ndryshme kjo mund të ndihmojë që virusi të shpërndahet më kollaj.

Këto mutacione janë të rralla për momentin por Martin Hibberd, profesor i sëmundjeve infektive dhe autor kryesor në studim, deklaroi që dalja e tyre thekson nevojën për një mbikëqyrje globale të virusit në mënyrë që të kuptohen më shpejt sfidat e radhës nga pandemia.

“Kjo është ekzakt arsyeja pse ne duhet të shikojmë për këto gjëra,” tha Hibberd. “Njerëzit po bëjnë vaksina dhe terapitë e tjera kundër kësaj proteine për shkak se duket një shënjestër shumë e mirë. “ – tha ai.

Shkencëtarët do të jenë të brengosur nëse mutacionet e tjera në këtë proteinë vazhdojnë, jo vetëm për shkak se mund të ndryshojnë mënyrën se si sillet virusi.