ekonomia botërore

Studimi: Bretkosa amerikane dhe gjarpri i pemës i kanë shkatuar dëme miliardëshe ekonomisë botërore

Shkencëtarët që llogaritin dëmet ekonomike të shkaktuara nga parazitët në të gjithë botën kanë zbuluar se dy specie janë përgjegjëse për më shumë dëme se çdo lloj tjetër. Bretkosa amerikane dhe gjarpri i pemës kanë shkaktuar 16.3 miliardë dollarë dëme globale që nga viti 1986, sipas BBC.

Përveç dëmit ekologjik, çifti pushtues kanë shkatërruar të korrat e fermave dhe kanë shkaktuar ndërprerje të kushtueshme të energjisë elektrike. Studiuesit shpresojnë se gjetjet e tyre do të inkurajojnë më shumë investime për të ndihmuar në bllokimin dhe parandalimin e specieve e të tilla në të ardhmen.

Duke shkruar në “Scientific Reports “, shkencëtarët e kanë konsideruar gjarprin e pemës si përgjegjës të vetëm për dëmin total prej 10.3 miliardë dollarësh – pjesërisht duke u përhapur në mënyrë të pakontrolluar në disa ishuj të Paqësorit.

Në Guam, ku zvarraniku u fut aksidentalisht nga marinsat amerikanë në shekullin e kaluar, popullata e sotme e gjarprit shkakton ndërprerje masive të energjisë sepse ato rrëshqasin mbi telat elektrikë dhe shkaktojnë dëme të shumta.

Më shumë se dy milionë gjarpërinj kanë populluar ishullin e vogël të Paqësorit. Ekosistemet e ishujve mendohet se janë më të rrezikuara ndaj specieve pushtuese – ku ato paraqesin një kërcënim më të madh zhdukjeje për kafshët vendase.

Në Europë, për shkak të një numri në rritje të bretkosave amerikane është bërë i domosdoshëm krijimi i programeve menaxheriale ambicioze dhe të kushtueshme. Për të parandaluar përhapjen e amfibit – i cili mund të rritet deri në 30 cm gjatësi dhe gjysmë kilogram në peshë, zyrtarët janë detyruar të instalojnë gardhe të shtrenjta kundër bretkosave rreth vendeve të njohura të shumimit.

Ndërtimi i këtyre gardheve për të ndaluar arratisjen e amfibëve u kushtoi zyrtarëve gjermanë 270,000 euro, sipas një studimi të BE-së.

Thuhet se amfibi ha pothuajse çdo gjë, duke përfshirë bretkosat e tjera. Një specie tjetër, bretkosa e zakonshme coqui, është fajtore për shkaktimin e dëmit ekonomik në një mënyrë tjetër: kënga e tyre jashtëzakonisht e zhurmshme e çiftëzimit besohet se ka shkaktuar një rënie të vlerave të pronës në zonat ku ata janë populluar.

Autorët e studimit shpresojnë se gjetjet e tyre do të inkurajojnë zyrtarët që të investojnë më shumë në kontrollin e kafshëve të tilla dhe të marrin masa për të ardhmen. /abcnews.al