Ata që janë shëruar nga Koronavirusi mund të lëvizin me siguri dhe të shoqërohen me njerëz të tjerë për tre muaj, thotë Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton The New York Times.

Imuniteti ndaj virusit zgjat të paktën tre muaj.

Sipas studimit të kryer në qershor, antitrupat bien pas 2-3 muajsh.

Mjekët kanë raportuar disa raste kur njerëzit u shfaqën të infektuar për herë të dytë pas shërimit nga një infeksion, por ekspertët thanë se ka më shumë të ngjarë të jetë një përsëritje e simptomave sesa infeksioni i parë.