Artistët

Studim: Muzika e Ed Sheeran i bën fëmijët e lumtur

Ed, Little Mix dhe Stormzy janë artistët më të pëlqyer në mesin e fëmijëve të moshave 7 deri në 17 vjeç, sipas një raporti të ri për muzikë dhe mirëqenie.

Sondazhi i 1,001 fëmijëve anglezë u botua nga Youth Music, një organizatë bamirëse që investonte në projektet muzikore për të rinjtë.

Katër në dhjetë nga të anketuarit thanë se muzika i bën ata të ndjehen trendi dhe 85% thanë se muzika i bën të ndjehen më të lumtur.

Matt Griffiths nga organizata bamirëse tha se “të rinjtë po e përdorin muzikën si mekanizëm mbrojtës për të mbështetur mirëqenien e tyre personale”.