Studim: Lija e majmunëve mund të qëndrojë në vendet ku kanë prekur të infektuarit

Një studim i ri ka zbuluar se lija e majmunëve mund të ngjitet në sipërfaqet e prekura nga një person i infektuar.

Ky virus mund të ngjitet në gjërat shtëpiake të pacientit edhe pas pastrimit, por nuk ka ende asnjë provë që mund ta kapni vetë linë pasi të keni prekur objekte të infektuara.

Sipas një raporti nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shumica e mostrave në eksperiment (21 nga 30) rezultuan pozitivë për virusin pasi ranë në kontakt me njerëz të infektuar, sipas një raporti nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Eksperimenti studioi një shtëpi ku dy pacientë me linë e majmunit jetonin së bashku me njerëz të tjerë të pa infektuar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Hetuesit morën 30 sende shtëpiake nga nëntë anë të ndryshme të shtëpisë, derisa të dy pacientët ishin ende simptomatikë dhe për këtë arsye përhapnin në mënyrë aktive infeksionin e tyre.

Shkencëtarët testuan dy lloje objektesh, duke etiketuar sipërfaqet e buta që mund të thithin lëngje si veshjet, mobiljet dhe sipërfaqet e forta.

Të dy llojet e objekteve u zbuluan se përmbanin linë e majmunit edhe pas pastrimit dhe dezinfektimit.