Studim: Gënjeshtarët nuk dallohen lehtë
Gënjeshtarët janë më të vështirë për t’u vënë re se sa që e mendoni, ka treguar një studim i ri.
Personat që gënjejnë dinë si të shtypin “shenjat që i zbulojnë”, siç mund të jetë evitimi i kontaktit në sy apo lëvizjet e shpeshta.
Hulumtuesit nga Universiteti Edinburgh kanë gjetur se njerëzit kanë një perceptim të fortë në lidhje me gjërat që lidhen me gënjeshtrat, bazuar në të cilat reagojmë menjëherë kur jemi duke dëgjuar të tjerët.
Megjithatë, sipas tyre, kur jemi duke gënjyer jo domosdoshmërisht bëjmë gjeste që na zbulojnë, kjo ngaqë mundohemi t’i shtypim ato.
Shenjat që zbulojnë dikë që është duke gënjyer mund të jenë: përdorimi i shpeshtë i fjalëve si “uh”, vonesa e fjalive, lëvizjet e kokës apo të shpatullave, të qeshurat, korrigjimi i fjalëve në gjysmë të fjalisë etj.
Studiuesit besojnë se gënjeshtarët mundohen t’i evitojnë këto gjeste.