Studim

Studim: A ju bën më të lumtur rroga më e lartë

Të gjithë duan të kenë pagë më të mirë, andaj disa edhe punojnë fundjavave, durojnë shumë, apo punojnë më gjatë.

Mirëpo, duket se rroga më e mirë nuk është gjithçka që një njeri të jetë i kënaqur. Kështu tregojnë të gjeturat e kompanisë Glassdoor që merret me hulumtimin e opinionit publik.

Hulumti nxjerr në pah se ngritja e rrogës i bën më të lumtur punonjësit, por ka gjëra të tjera që i kënaqin edhe më shumë ata në disa raste.

Ishin plot 221 mijë të punësuar, CV-të e së cilëve tregonin se ka gjëra që i kënaqin ata në punë, më shumë se rroga, përcjell KosovaPress.

Duket se rritja e rrogës i kënaq ata përkohësisht, mirëpo nuk përbën një kënaqësi përfundimtare apo të vetme.

Si do të ndjeheshin punëtorët më të lumtur? Këto janë përgjigjet që dhanë ata:

1. Kultura dhe vlerat

2. Mundësitë për karrierë

3. Pozita udhëheqëse

4. Baraspesha punë/jetë

5. Kompensimi me pushim apo para në rast të orëve shtesë.