Studentja e UP-së që e befasoi Palmerin me pyetjen e saj VIDEO

Përfaqësuesi special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Matthew Palmer mbajti një takim në biblotekën kombëtare me studentë dhe shoqërinë civile.

Mirëpo ai mbeti i befasuar nga një pyetje që ju bë nga Ëndronida Shala, studente e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Pyetja e saj për Palmerin ishte: A keni unitet ndërmjet shtëpisë së bardhë dhe departamentit të shtetit, sepse siç e pamë departamenti i shtetit ju caktoi ju për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa presidenti Trump e caktoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gjermani në lidhje me këtë çështje?

Kurse Palmer para se t’i përgjigjej i tha se ti duhet ta marrësh 10-she në Gazetari, dhe se ishte nje pyetje e mrekullueshme.

Po ashtu të gjithë të pranishmit duartrokitën për pyetjen e bërë dhe për propozimin e Palmerit që ajo duhet ta marrë 10-she në gazetari.

loading…