Studenti shpikë rrugën që prodhon rrymë thjeshtë duke ecur mbi të

Me ndryshimin klimatik dhe ngrohjen globale që po ndikon në planet çdo ditë, të gjithë janë duke u përpjekur të gjejnë mënyra më të pastra për të prodhuar energji – duke e kthyer energjinë e ripërtëritshme në burim energjie.

Tani, një student indian ka shpikur një mënyrë për të prodhuar rrymë elektrike thjeshtë duke ecur në një rrugë.

Teknologjia e tij përfshin materiale piezoelektrike. Në rast se nuk e keni ditur, materialet piezioelektrike janë në fakt ato që e ndërkonvertojnë energjinë mekanike dhe elektrike. Materiale të tilla mund të ngjiten në rrugë aty ku ka lëvizje të madhe të njerëzve, automjeteve etj., dhe ky lloj materiali gjeneron energji.

Materiali piezoelektrik
Materiali piezoelektrik

Kur materiali vendoset nën rrugë, e kthen energjinë mekanike në elektricitet. Përderisa kjo tingëllon mjaft interesante, energjia që mund të prodhohet nga këto materiale në rrugë është e ulët, për shkak të kufizimeve në aplikim.

Megjithatë, Rahul Vaish, personi prapa kësaj teknologjie, tha se po provojnë të krijojnë një teknikë për të rritur prodhimin e energjisë nga këto materiale deri në 100 herë më shumë.