Studentët të pakënaqur se u duhet t’i lënë konviktet

Për 12 ditë studentët po largohen nga dhomat e tyre të banimit në kryeqytet.

E një gjë të tillë studentët banorë të konvikteve po e bëjnë kundër vullnetit të tyre por me vendim të qeverisë.

E sidomos tani që është periudhë provimesh këta kanë frikë se do të dëmtohen. Megjithëse deri diku arsyetojnë frikën e qeverisë për përhapjen e sëmundjes.

Vendimi për të pezulluar punën Qendra Studentore dhe menza erdhi të martën paradite tek drejtuesit e këtij institucioni.

Drejtori Fatmir Sfishta thotë se deri më tani kanë funksionuar gjithmonë duke respektuar rregullat e IKSHPK-së.

Në anën tjetër përfaqësuesit e studentëve po thonë se do të duhej të konsultoheshin para këtij vendimi.

Qendrat studentore do të qendrojnë të mbyllura deri më 18 prill sipas vendimit të qeverisë.