Studentët pa vend për iftar në mensë, nis shërbimi ‘merr me vete’

Studentët po ankohen se po mbesin pa iftar në mensë për shkak të hapësirës, ndërsa Qendra e Studentëve e ka rikthyer shërbimin ‘merr me vete’.


Ky është vakti i iftarit për studentët në Qendrën Studentore. Në këtë kohë të ditës, mensa mbushet plot me studentë.

E deri tash jo të gjithë agjëruesit, kishin vend që të ushqehen, për shkak të mungesës së hapësirës në mensë.

Mirëpo me një vendim të ri, Qendra e Studentëve ka rikthyer shërbimin “merr me vete”.

Kështu, që studentët agjërues do të mund ta hanë vaktin e iftarit.

Fahri Osmani nga Qendra e Studentëve thotë se kanë pranuar ankesa nga studentët, e që pastaj i kanë marrë parasysh ato.

Se ky vendim u ndihmon studentëve agjërues e thotë Fatlind Azizi, përfaqësues i tyre në organizatën “Paqja Studentore”.

Mirëpo Azizi shton se ndonjëherë ka edhe ankesa lidhur me llojet e ushqimeve në mensë.

Së fundmi, Qendra e Studentëve ka lejuar studentët që të dalin edhe gjatë kohës së syfyrit, për të marrë ushqim.