Studentët e pyesin ambasadorin kinez nëse do t’i ndihmojë Serbisë ushtarakisht nëse hyn në luftë me Kosovën
Ambasadori i Kinës në Serbi, Li Mançang ka deklaruar në bisedë me studentët e Univesitetit të Beogradit se nuk presin se do të vije deri tek përleshjet e armatosura në Kosovë.
Li në tribunën “Vendi dhe roli i Kinës në lëvizjen globale me theks të veçantë në Ballkan dhe Serbi”, duke u përgjigjur në pyetjet e studentëve se a do t’i jap Kina mbështetje ushtarake Serbisë në rast se vije deri tek përleshja e armatosur në Kosovë, ai është përgjigjur: “Pse të luftojmë, kur mund të bisedojmë”, transmeton Ballkani.info.
“Nuk do të ketë luftë, pse të kundërshtohemi kur mund të ulemi dhe të bisedojmë? Politika e jashtme kineze angazhohet për zgjidhje paqesore”, ka theksuar Li.
Ai ka përseritur se Kina respekton Serbinë dhe integritetin e saj territorial, si dhe pavarësinë e saj.
Në Serbi ditëve të fundit po trumetohet më të madhe ideja e një konflikti të armatosur pasi formimit të Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor.
Edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se në tavolinë është opsioni i përdorimit të ushtrisë. /Ballkani.info/