Unikkatil

Studentët e citojnë në pankarta, Unikkatil iu jep zemër në profilin e tij

Gjatë ditës së sotme, Ballkani.info ka raportuar për protestat e studentëve në Shqipëri, ku ishin vërejtur disa citime të reperit nga Kosova, Unikkatil në pankartat e protestuesve.

E kjo si duket nuk i ka ikur nga syri Viktor Palokës, i njohur në publik si Unikkatil, i cili ka reaguar ndaj kësaj proteste përmes llogarisë së tij në Instagram dhe Facebook.

“Forca studenta!! Kur fillon politikani me iu frikësu popullit atëherë shteti ecë si duhet!! Mirëpo, mos lejoni parti tjera me rrasë hundën këtu” ka shkruar reperi, transmeton Ballkani.info.