Arkimed Lushaj, reperi i njohur si Stresi është dorëzuar sot në Stacionin Policor në Pejë.
Ballkani.info ka mësuar se reperi nga Shqipëria është vetëdorëzuar rreth orës 09:00 të mëngjesit i shoqëruar nga avokati i tij, në Stacionin Policor në Pejë.
Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim në muajin gusht reperin shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.
“I pandehuri është i kërkuar për veprën penale ‘Ndihma’ nё kryerjen e veprës penale ‘Lёndim i rёndё trupor'” thuhej në .
Reperi kishte reaguar me një postim në rrjete sociale menjëherë pas lajmit, ku po kërkohej nga organet rendit.
Ai kishte ndarë lajmin me ndjekësit dhe ia ka bashkangjitur këngën e Eli Malajt, “Hajde luj shpirti jem”.
“A i keni marrë parashutat….Doni ndihmën e qytetarëve ju…. jeni bërë shumë qesharak”, kishte thënë Stresi në postim./Ballkani.info/







