Stresi sjell këngën e re në bashkëpunim MRK dhe Anxhelo Koçin

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re në bashkëpunim me kolegët MRK dhe Anxhelo Koçi.

“Two shots” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.

Producent i këngës është Mensur Cakiqi, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet interpretuesit, duke shkruar secili pjesën e tij.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë dhe i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production.

Stresi dhe MRK përndryshe kanë sjellë bashkëpunime të shumta së fundmi, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Reperi nga Shqipëria ndërkohë ka bërë të ditur për fansat se tash e a muaj vendbanimi i tij është kryeqyteti i Kosovës, është Prishtina.

loading…