Sara Gjordeni, konkurrentja e BBV ka treguar se kishte lënë një lidhje pezull jashtë dhe u zbulua se bëhej  fjalë për boksierin Jurgen Uldedaj.

Në një bisedë me Erjolën, ajo tha se ende mban kryqin që ai i ka dhënë dhe se uronte që ta fitonte ndeshjen e boksit që kishte dy ditë më parë.

Pas këtyre deklaratave të Sarës, një reagim ka ardhur nga ana e Stresit, i cili mesa duket e njeh boksierin me të cilin Sara kishte qenë në një lidhje.

“Le nje super djale jashte qe e priste dhe me besim e lejoi te futej ne BB dhe pastaj flet ne oborr me Erjolen qe i mban kryqin qe i ka dhuru dhe shpreson qe ai te fitoi sot “ne boks”.. puthet dhe i kerkon llogari bardhecit thu se ka 3 vite me te, cdo gje vetem e vetem per fame dhe per te vazhdu trrij ne BB.

Te humbesh udhen dhe te tejkalosh limitet e tua personale per fame kjo eshte per te ardh keq!

Ps megjithse forca e zakonit”, shkruan Stresi në një story të publikuar.