Stresi pranon se e ka tradhtuar ish-partneren, Kejsin: Bëra gabimin fatal

Të hënën (6 dhjetor) ka nisur Big Brother VIP Kosova dhe tashmë banorët që janë bërë pjesë e edicionit të parë po komentohet e po marrin vëmendje me deklaratat e tyre.

Një prej banorëve më të komentuar është padyshim reperi nga Shqipëria, Stresi i cili ndër tjera ka folur edhe për shumë gjëra personale.

Ditë më parë reperi bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se do të dilte nga BBVK vetëm nëse ish-partneren.

Foto: Screenshot/Klan Kosova

“Valla veç nëse vjen ish-gruaja kisha dal prej Big Brotherit direkt. Ndryshe harroje që ma mbush mendjen mu dhe harroje që vjen dikush që e konkurron atë këtu”, ishte shprehur reperi.

Ndërsa, sonte (e premte), Stresi u pyet sërish për këtë deklaratë, i cili nuk hezitoi të tregonte më shumë detaje.Reklama 

Foto: Screenshot/Klan Kosova

Reperi shqiptar tha se ndarja me ish-bashkëshorten ishte gabimi i tij fatal teksa pranoi se arsye e ndarjes ishte tradhtia që ai i bëri.

“Kam pas një fatkeqësi shumë të madhe, kam qenë në një lidhje martesore për gjashtë vjet e gjysmë, mirëpo fillimet ishin shumë të mira, momentet më të lumtura për një djalë pas familjes janë kur bie në dashuri, nuk ka më mirë se ato, edhe unë ashtu rashë, një tip si puna ime një herë kam rënë në dashuri dhe rashë si me ra në humnerë dy mijë kilometra poshtë, edhe nëna më porositi shumë për këtë lidhje se duhet ta duash dhe nuk kisha dyshime se e doja, por bëra gabimin fatal kur u ndava me të”, tha Stresi.

“Unë i kërkoi falje shpirtërisht, nuk jam sjell mirë me të, ajo më ka trajtuar si mbret por unë nuk arrita ta trajtoj si mbretëreshë, është gabimi fatal i imi. Ne nuk jemi nda mirë, jemi nda me zënka, por mënyra si jemi ndarë është mënyra më e dhimbshme, por në këtë mes ajo kishte të drejtë, e kam tradhëtuar, kam bërë gabimin më të madh të jetës, por ajo ma fali, ajo sakrifikoj jetën e saj, la familjen në Kanada, la dy punët e saj dhe erdhi të jetonte në Shqipëri”, shpjegoi tutje reperi.

Në anën tjetër, edhe ish-partnerja e tij ka reaguar në lidhje me këto deklarata, ajo ka ndarë një pjesë të shkurtër të videos në të cilën shtoi: “Njiheni dhe ju pak”.

Kujtojmë që historia e tyre e dashurisë prej kohësh është bërë mediatike madje shpesh u spekulua për një ribashkim të mundshme mes tyre.