Stresi paralajmëron rikthim edhe më të fuqishëm në tregun muzikor

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka paralajmëruar fansat në “Instagram” se pas daljes nga qelia do të rikthehet më fuqishëm se kurrë në tregun muzikor. “Këtu e lashë, më mirë mos ta dini vazhdimin. Shihemi së shpejti!”- ka shkruar Stresi krahas publikimit të këngës së fundit të tij “Të du mom”, me të cilën konkurroi vitin e kaluar në festivalin “Kënga Magjike”.

E teksa shumë kolegë dhe fansa janë shprehur të lumtur për këtë rikthim, më e lumtura nga të gjithë shfaqet partnerja e tij, Keisi, e cila vijon të postojë foto nga momentet që po kalojnë së bashku.

Stresi doli nga qelia e paraburgimit ditën e premte, pasi u lirua me kusht nga gjykata. Ai qëndroi i mbyllur në qeli për tetë muaj, nën akuzën e përfshirjes në një grup kriminal, armëmbajtjes pa leje dhe shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.