Më 17 tetor Stresi u arrestua nga policia në një hotel në Linzë, i dyshuar për trafik droge.
Gjatë arrestimit më 17 tetor Stresit iu gjet drogë, armë zjarri, sasi lëndësh narkotike dhe shoqërohej nga një vajzë 20-vjeçare, shkruan lajmi.net.
Bazuar në vendimin e Gjykatës ai do të duhej që të qëndronte në burg, mirëpo Stresi po ngjall çdo ditë e më shumë dyshime për lirim ose arratisje.
Kjo pasi Instagrami i tij është tejet aktiv dhe ka ditë që poston imazhe të ndryshme.
Kjo dilemë u shtua akoma më shumë pas postimit të fundit ku ai shihet duke ngarë makinën.
Para se të kapej nga policia Stresi u paraqit në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike’ me projektin dedikuar nënës ‘Të du mom’ ndërsa kishte planifikuar të mbajë disa mbrëmje muzikore anembanë trojeve shqiptare.
https://www.instagram.com/p/BqZ5veYHlTS/?utm_source=ig_web_button_share_sheet







