Stresi nga burgu telefonon tek “Aldo Morning Show”
Ndonëse prej disa kohësh ndodhet në burg reperi Stresi arrin gjithnjë të bëhet protagonist në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Këtë herë ai është bërë protagonist në emisionin e mëngjesit në Klan, “Aldo Morning Show”. Reperi i njohur ka marrë në telefon nga burgu i Fushë-Krujës ku ka përshëndetur Aldon duke thënë se ai dhe 450 të burgosurit e tjerë ishin duke e ndjekur.
Më pas këtë pjesë të telefonatës së tij ai e ka publikuar në profilin e tij në Instagram. Stresi akuzohet për pjesëmarrje në trafiqet e drogës dhe aktualisht i është dhënë masa “arrest me burg”.