Stresi në punë ndikon negativisht në shëndet

Presioni i punës mund të shkaktojë ritëm të shpejtë dhe të parregullt të zemrës të quajtur fibrim atrial.

Hulumtimi i Universitetit Jonkoping në Suedi tregon se stresi i punës është një faktor që rrezikon paraqitjen e fibrilimin atrial dhe sëmundjeve koronare të zemrës.

Fibrimi atrial mund të çojë në atak, infarkt dhe komplikime të tjera.

“Stresi i punës ka qenë i lidhur më parë me sëmundje koronare të zemrës. Stresi i punës duhet të konsiderohet një faktor rreziku i modifikueshëm për parandalimin e fibrilimit atrial dhe sëmundjeve koronare të zemrës “, tha autorja e studimit Eleonor Fransson nga Universiteti Jonkoping në Suedi.

“Njerëzit që ndjehen të stresuar në punë dhe kanë palpitacione ose simptoma të tjera të fibrilimit atrial duhet të shohin mjekun e tyre dhe të flasin me punëdhënësin e tyre për përmirësimin e gjendjes në punë”, shpjegoi ajo.

Pas një ndjekjeje mesatare prej 5.7 vitesh, kërkuesit zbuluan se stresi i punës ishte një faktor rreziku për fibrilimin atrial.