Stresi në moshë të re shkakton tkurrjen e trurit dhe dobëson memorien tuaj

Stresi në moshë të re shkakton tkurrjen e trurit dhe dobëson memorien tuaj. Ky është rezultati që është nxjerrë nga studimet e fundit të Universitetit Harvard.

Shkencëtarët kanë thënë se është e rëndësishme që njerëzit të gjejnë mënyra për të zvogëluar stresin.

Sa më shumë të jetë në nivel hormoni i stresit, aq më herët dalin shenjat e sëmundjes së harresës, sipas hulumtimeve, transmeton Ballkani.info

Stresi gjithashtu e bën më të vështirë mënyrën e të menduarit, thuhet në studimin e publikuar në gazetën Neurology. /Ballkani.info/