Stresi i përgjigjet publikut për dyshen finaliste: E shoh veten përballë Vedatit

Stresit në darkën e sotme, i erdhi një pyetje nga publiku, në lidhje me finalen.

Reperi u pyet se me kë e sheh veten në finale.

Ai tha se në finale e sheh veten me Vedatin.

“Është një pyetje që ia bëj vetes prej natës që janë shpallur finalistët. Të ju them të drejtën me Julin kam pasur debate të forta, nuk do të doja të isha me të, as me Mbresën, as me Artanin as me Vendatin. Të provokova kastile. Duke e pasur parasysh bagazhet tona e shoh veten me Vedatin”, u shpreh Stresi.