Stresi i del në mbrojtje Roza Latit pas reagimit të ashpër të Keisit

Pas reagimit të Keisit, Stresi i ka dalë në mbrojtje Roza Latit.

Pas emisionit ku shpaloset jeta private e Stresit ka pasur më pas reagime të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Ishte Keisi ajo e cila i është drejtuar Roza Latit me disa fjalë, madje e ka akuzuar se po tallet me vuajtet e të tjerëve.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, kishte shkruar Keisi ndërsa Stresi i doli në mbrojtje Rozës.

“Pse merziteni? Ju keni dal te nderuar nga ky emision. Dhe une gjithashtu kam dal shume i paster nga kjo ironi.Show eshte Show. Gjithmone vipat e hajn kafshaten me te forte. Taksa qe paguajme ne te famshmit, eshte gjithmone thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithe kto shushunjat qe per nje miresjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje.
Ndiqni emisionin e plote”, tha ai.