Stresi falënderon fansat që shkuan për ta takuar në Milano

Stresi ka xhiruar në Milano.

Reperi Stresi ka zgjedhur Milanon për realizimin e disa prej xhirimeve të klipit të ri.

Duke pasur parasysh se rreth vetes ka shumë fansa, edhe atje nuk kanë pasur se si të mungojnë. Shumica prej tyre kanë shkuar në vendin ku po xhironte Stresi, janë takuar me të dhe kanë realizuar fotografi.

Ky gjest atij i ka pëlqyer mjaft shumë andaj ka vendosur që t’i falënderoj publikisht.

“Respekt për krejt ju që erdhët me më pa në Milano, Zoti qoftë me ju, dje më keni gëzu pa masë dhe e vlerësoj”, ka shkruar ai pranë postimit.

Ndërsa në një tjetër postim Stresi ka lënë të kuptohet se kënga e tij e re pritet të jetë super ‘hit’.