Stresi dedikim prekës për Krasniqin: Do shihemi në botën tjetër

Një ditë më parë Kosova u trondit nga një krim i rëndë. Biznesmeni Albert Krasniqi dyshohet se është vrarë në banesë nga babai i tij, Skënder Krasniqi, por ende nuk janë të qarta rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Krasniqi është një i njohur për publikun, pasi ka qenë i martuar me ish-Missin Besa Gashi, ndërsa në 2016-n u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Noizy-t.

Po ashtu ai ka pasur miqësi dhe me reperin Stresi, i cili i ka bërë një dedikim për ndarjen nga jeta. Në një postim në mediat sociale, Stresi teksa pa publikuar disa foto me Albert Krasniqin i premton se do të shihet me të në botën tjetër.

“Kush te ka njoft tka dasht, me deshte Dhe te deshta Albert ! Kjo bote eshte e flliqt shihemi ne boten tjeter  Zoti Eshte I Madh ”, shkruan këngëtari në Instagram.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe i dyshuari kryesor për vrasjen është babai i rë tiut, Skënder Krasniqi. Vrasja është bërë në garazhin e një pallati dhe policia ka sekuestruar kamerat, pasi mendohet gjithçka është filmuar.