Stresi bën gjestin prekës, takon fansin e tij të cilit i kanë mbetur pak ditë për të jetuar

Stresi është reperi që pëlqehet nga publiku.

Sot ai ka prekur me një gjest prekës ndaj një fansi të tij, shkruan lajmi.net.

Reperi zbuloi nëpërmjet disa ‘InstaStory’ se një djalë 12 vjeçar i cili vuan nga një sëmundje e rëndë dhe fatkeqësisht i kanë mbetur pak ditë për të jetuar ka shprehur dëshirën për ta takuar këngëtarin.

Kërkesa ishte publikuar nga një faqe në rrjetet sociale (brryli.broadway), ku artisti e ka parë dhe duket se ka shkuar menjëherë për ta takuar djaloshin.

Ai sot ka shkuar në spital për ta takuar vogëlushin ku i kishte sjellë dhe një dhuratë për ta lumturuar qoftë dhe për disa çaste.

Reperi njihet për zemërgjerësinë e tij dhe iu është gjendur gjithmonë pranë personave të cilët kanë pasur nevojë për ndihmë apo fansave që kanë shprehur dëshirën për ta takuar./Lajmi.net/