Strellci i Ultë vazhdon t’i qëndroj pranë Rasim Selmanajt

Rasim Selmanaj edhe në këto zgjedhje garon për t’u rizgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

Selmanaj ka disa legjislatura që është pjesë e institucionit më të lartë vendit. Ish i burgosuri politik, ish kryetari i Deçanit në dy mandate, vazhdon të jetë aktiv edhe në këtë fushatë parazgjedhore.

Ai këto ditë po takon shumë qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës, veçanerisht ata të Rrafshit të Dukagjinit.

Sonte Selmanaj ka qëndruar në Strellc të Ulët, ku aty ka marrë mbështetje nga banorët.

“Strellc i Ulët! Përkrahja që nuk me mungoi që nga vitet 90-ta! Falemnderit për mikpritje!

Vazhdojmë! Rasim Selmanaj 8”, ka shkruar Selmanaj. /Ballkani.info/