Strategjia për Sundimin e Ligjit e miratuar sot nga Qeveria, ky është dokumenti i plotë

Fuqizimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, fuqizimi i drejtësisë penale, fuqizimi i qasjes në drejtësi dhe fuqizimi i luftës anti-korrupsion, janë katër objektivat kryesore në Strategjinë për Sundimin e Ligjit, që Qeveria e Kosovës ka miratuar sot.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë tha para ekzekutivit të vendit se Strategjia për sundimin e ligjit është në përputhje me programin e Qeverisë.

Në këtë Strategji thuhet se, “kjo Strategji përmes aktiviteteve të parapara do të kontribuoj gjithashtu në arritjen edhe të prioriteteve tjera të Qeverisë, siç janë parandalimi dhe luftimi i krimit, si dhe angazhimit për respektimin e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë e konventa ndërkombëtare dhe arritjes së barazisë gjinore”.

“Strategjia sa i përket aspektit gjinor, synon sigurimin e përfaqësimit të barabartë të grave në vendimmarrje në të gjitha nivelet në sektorin e sundimit të ligjit, si mënyra e vetme për të arritur në mënyrë efektive barazinë gjinore, përfshirë edhe përforcimin e mekanizmave institucionale dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për qasjen në drejtësi”, thuhet në strategji.

Dokumentin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU