Stoltenbergut i vazhdohet mandati në krye të NATO-s

NATO është pajtuar të martën që t’ia vazhdojë mandatin sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg edhe për një vit, deri më 1 tetor të vitit 2024.

Vendimi do të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të NATO-s në Samitin në Vilnius.
Aleanca ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm për lidershipin e tij dhe angazhimin e tij, duke e vlerësuar se ka qenë “vendimtare në ruajtjen e unitetin transatlantik përballë sfidave të pashembullta të sigurisë”.

“Jam i nderuar nga vendimi Aleancës për ta vazhduar mandatin tim si sekretar i përgjithshëm. Lidhja transatlantike mes Evropës dhe Amerikës së Veriut ka siguruar lirinë dhe sigurinë për afro 85 vjet, dhe në një botë më të rrezikshme, Aleanca jonë e madhe është më e rëndësishme se kurrë”, ka thënë Stoltenberg.