Stoltenberg: Partneriteti me NATO-n mund të sjell benefite për rajonin

Stërvitja ndërkombëtare për situata emergjente “Serbia 2018” është një shembull se si partneriteti me NATO-n mund të sjellë përfitime konkrete për Serbinë, NATO-n dhe gjithë rajonin, tha sot në Mladenovac Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton AA, transmeton ballkani.info.

“Serbia 2018″ është stërvitje që është dhe një test. Ajo tregon forcat tona dhe dobësitë tona. Kjo do të na mundësojë të mësojnë së bashku dhe të dakordohemi më mirë së bashku. Gjithashtu, ajo është një shembull i madh se si Partneriteti me NATO-n mund të sjellë përfitime konkrete për Serbinë, NATO-n dhe të gjithë rajonin”, tha Stoltenberg në Mladenovac në hapjen e stërvitjes ndërkombëtare të shpëtimit emergjent “Serbia 2018”.

Stërvitja “Serbia 2018” do të mbahet nga 11 tetori në zonat Mladenovac, Sopot dhe Arangjelovac, me pjesëmarrjen e 2000 personave nga 38 vende, në mesin e tyre nga Turqia, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Rumania dhe Pakistani.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se kjo nuk është stërvitje ushtarake, por një stërvitje e gatishmërisë qytetare, i pari i këtij lloji në Serbi.