Stoltenberg: Mirëprita Kurtin, NATO mbështet përpjekjet për të riaktivizuar dialogun Prishtinë-Beograd

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për të arritur zgjidhje të qëndrueshme politike, mes të dyja palëve.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

Në takimin që pati sot me kryeministrin Albin Kurti, Jens Stoltenberg bën të ditur se NATO, mbështet përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet me Prishtinës dhe Beogradit.

”Mirëprita Albin Kurtin, për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e NATOs dhe KFOR-it, për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. NATO mbështet përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar ai.