stabiliteti

Stoltenberg dhe Vuçiq flasin në telefon për Ushtrinë e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë rënë dakord sot në një bisedë telefonike se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është me interes të madh për Serbinë dhe gjithë rajonin.

Gjatë kësaj bisede kreu i shtetit serb falënderoi Stoltenbergun për deklaratën e tij sipas së cilës “transformimi i forcave të sigurisë në ushtri po vjen në një kohë të gabuar”.

Për Ushtrinë, shefi i NATO-s ka folur në telefon edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se pakoja me projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri pritet të votohet në seancën e 14 dhjetorit,