Stjuardesa

Stjuardesa vjedh mbi 4 mijë dollarë nga pasagjerët

Një stjuardesë në Emiratet Arabe është akuzuar për vjedhjen e parave të dy pasagjerëve.

Gjatë fluturimit, mendohet se ajo ka vjedhur para me vlerë mbi 4 mijë dollarë nga kuletat e dy vëllezërve që ishin çuar nga vendet e tyre në avion për të ndihmuar babanë e tyre të sëmurë.

Incidenti ndodhi në qershor gjatë një fluturimi për në Dubai nga Tajlanda. Gjatë seancës gjyqësore, vëllezërit e moshës 35 dhe 43 vjeç raportuan se paratë e vjedhura ishin në portofol.

“Babai im ndihej i lodhur dhe ne shkuam në ‘business class’ duke lënë pas portofolët tanë në vendet ku ishim ulur. Kur u kthyem vumë re që paratë kishin humbur”, tha një prej vëllezërve.

Policia bëri hetime por nuk gjeti asnjë të dhënë në avion. Çdo gjë ndryshoi kur u zbuluan shenjat e gishtërinjve të stjuardesës në monedhë që kishte mbetur në portofol. Seanca e radhës do mbahet në nëntor që të jepet vendimi.