Stjuardesa përdhunohet nga 11 burra dhe gjendet e vdekur në vaskë

Homazhe të shumtajanë bërë për stjuardesën 23 vjeçare Christine Angelica Dacera, e cila u gjet pa ndjenja në vaskën e një hoteli dhe u dërgua në spital, ku pak më vonë u shpall e vdekur.

Policia në Filipine ka ngritur akuza ndaj 11 burrave për vrasjen dhe përdhunimin e saj. Dacera u gjet pa ndjenja në vaskën e zbrazur të një dhome hoteli ku bashkë me miqtë po festonin vitin e ri.

Stjuardesa nga qyteti General Santos, u shpall më vonë e vdekur në spitalin e qytetit Filipino. Kreu i policisë së rajonit Makati, Harold Depositar tha se 11 meshkuj që kishin qenë me Christine në kohën e vdekjes së saj, janë të akuzuar për ngjarjen e rëndë.

Ai shtoi se akuzat janë paraprake teksa priten rezultatet e autopsisë dhe toksikologjisë.

Nga 11 të akuzuarit, “vetëm tre ishin të njohur të Dacera. Të tjerët nuk njiheshin me të, por ndoshta vetëm me miqtë e saj”, shtoi Depositar.

Grupi është akuzuar për përdhunim pasi në trupin te vajzës fatkeqe ishin gjetur “gërvishtje, shenja dhune dhe spermë në organet gjenitale”.