Këngëtarja Era Istrefi pas një vitit të suksesshëm gjatë 2018-s, është gati të punojë edhe më fortë për të arritur qëllimet e saj këtë vit.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Era ka publikuar një fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në InstaStory, dhe ka treguar se ka ndryshuar stil.

Ajo i ka ngjyrosur në bojë kafe dhe të hirtë flokët e saj, ndërsa modeli me dredha duket se i shkon edhe më shumë bukuroshes prishtinase.

Istrefi përndryshe vazhdon të ruajë edhe linjat, duke u shquar si njëra ndër këngëtaret në formën më të mirë fizike.

https://www.instagram.com/p/BsRC3OvjHF_/?utm_source=ig_embed