Stefanoviq: Refuzimi i Kosovës për heqjën e taksës, disfatë e BE-së

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se refuzimi i Kosovës për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe, është disfatë e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për TV Pink, ai ka thënë se Bashkimi Evropian ose nuk e kupton që një lloj i tillë i humbjes së kredibilitetit e dëmton vetë atë, ose, në fakt, disa vende paraqiten sikur bëjnë presion ndaj Prishtinës që të hiqet taksa, por pikërisht çojnë mesazh që ajo duhet të qëndrojë, transmeton Ballkani.info.

Stefanociq i ka kritikuar edhe ambasadorët që kanë vlerësuar se mediat në Serbi nuk janë të lira dhe se janë të ndikuar nga politika shtetërore.

“Nuk mendoj se është gjithmonë mirë që ambasadorët të japin vlerësime për disa media dhe negativisht të flasin për ato, sepse nuk është mirë të kritikohen mediat pasi që kjo do të thotë se juve nuk i pëlqen se si ato e bëjnë politikën redaktuese dhe se si raportojnë. Lërni ta bëjnë punën e tyre”, ka thënë ai.

Megjithatë, shumica e mediave në Serbi janë vegël e Vuçiqit dhe propagandës së tij. /Ballkani.info/