Ministri

Stefanoviq: Qeveria e Kosovës me masat e reja po synon dëbimin e serbëve nga veriu

Pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reja ndaj shtetit serb ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Ai ka thënë se këto masa nuk do t’i sjellin dobi askujt, as serbëve në Kosovë por as shqiptarëve dhe njëkohësisht do të dëmtojnë marrëdhëniet e rajonit.

“Prishtina vazhdon të ndërmarrë veprime me qëllim të dëbimit të serbëve nga veriu i Kosovës. Pas masave skandaloze të taksës ku i shkelën parimet e marrëveshjes së CEFTA-s, tash po flitet për masa të tjera të cilat nuk i përmbahen Rezolutës 1244 dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare” ka thënë Stefanoviq për Tanjug, përcjell Ballkani.info. /Ballkani.info/