Stefanoviq: Kemi indikacione se kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Kosova e ka marrë përgjegjësinë mbi vet që ta gjejë vrasësin e Oliver Ivanoviqit.

“Pa marrë parasysh në sjelljen e Prishtinës e cika ka refuzuar çfarëdo bashkëpunimi, ka indikacione të caktuara se kush është vrasësi”, ka thënë ai sot, në përvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit.

Sipas tij duhet për “lëvizjen e personave të caktuar në Kosovë dhe shkuarjen e tyre në një vend perëndimor”, transmeton Ballkani.info.

“Po tentojmë që me atë vend perëndimor të arrijme deri tek konfirmimi. Duhet të jemi serioz, që gjithçka që kemi arritur deri tash të jetë e mbështetur me fakte”, ka thënë Stefanoviq për Tv prva dhe ja shtuar se në hetim nuk po merr pjesë as EULEX-it.

Stefanoviq ka thënë se prokuroria serbe i ka dërguar asaj kosovare mijëra dokumenta, ku kanë kërkuar gëzhoja nga vendi i ngjarjes.

“Prokuroria ose nuk ka marrë përgjigje ose kanë marr atë që ne nuk kemi kërkuar. Kemi kërkuar gëzhoja orgjinale, ndërsa i kemi marrë gëzhojat e klonuara”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Milan Radojiçiq e ka dhënë dëshminë e tij (në Serbia) dhe sipas tij, ekzistojnë fakte se ai nuk ka qenë në Kosovë në momentin e vrasjes së Ivanoviqit.

“Nuk jemi ne që e mbrojmë cilindo, nëse është fajtor për diçka duhet të shkojë në burg 1000 vjet. Por jo me forcë, nëse kjo i konvenon Prishtinës që të gjithë tash duhet t’i shtyjmë gjërat në atë drejtim”, ka thënë ai. /Ballkani.info/