Blerand Stavilci, shefi i kabinetit të Kadri Veselit, ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi për udhëtimin e kryetari të Kuvendit për në Hagë, që të intervistohet si i dyshuar pë krime lufte.

“Nuk po ju besojmë syve tanë për atë që po lexojmë”, tha Stavileci në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Lajmi nuk është aspak i vetëtë”.

“Aktiviteti i tij dhe i joni këto ditë është i përqendruar në iniciativën për krijimin e Tribulanit dhe të bëhet një dezinformatë e tillë në këto momente është gjëja më e keqe”.

“Ai ka udhëtuar për në Lubjanë dhe do të kthehet nesër”.

“Ne përveç që e demantojmë këtë gënjeshtër të kulluar do të ngrisim edhe padi për këtë çështje”.