Stavileci: Kurti dhe Konjufca janë qyqarë, ja kush është S.Ramabaja

Shefi i kabinetit të Kadri Veselit, Blerand Stavilevci i ka quajtur qyqarë Albin Kurtin e Glauk Konjufcën ku këta të fundit kanë denoncuar Hashim Thaçin e Kadri Veselin kinse për deklarim të rrejshëm në prokurori para disa muaj, përcjellë Ballkani.info

Stavilevci në një postim në facebook ka thënë se kjo gjë sipas tij është interesante “Është kjo frikë e tyre apo presion mbi sistemin tonë të drejtësisë në momentet e vendimit të gjykatës për kriminelët e Syrit të Popullit?! Të dyjat. Sadri Ramabaja është puro Vetëvendosje! Ai është burri i hallës së Glaukut! Është vetë Syri i Popullit”, ka shkruar ai.

Ja status i plotë:

Qyqarët!
Nuk kanë guximin të marrin përgjegjësi. Albini dhe Glauku bëjnë denoncim për deklarim kinse të rrejshëm të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në prokurori pas disa muajsh.

Shumë interesant! Është kjo frikë e tyre apo presion mbi sistemin tonë të drejtësisë në momentet e vendimit të gjykatës për kriminelët e Syrit të Popullit?! Të dyjat. Sadri Ramabaja është puro Vetëvendosje! Ai është burri i hallës së Glaukut! Është vetë Syri i Popullit! Ndërkaq, udhëheqësit e vërtetë të tyre janë qyqarë dhe ikës për vete si gjithmonë, si në luftë ashtu edhe në paqe, janë pikërisht këta dy krerët e Vetëvendosjes.

Mbajeni veten djema!