Stavileci ironizon me pushtetin e LVV-së: E vonuan strategjinë e energjisë, do të mrekullohemi nga përmbajtja

Blerand Stavileci, Ish-ministër i Ekonomisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të martën se Qeveria e Kosovës nuk ka ende strategji për energjinë, përkundër asaj që po e konsumon gjysmën e mandatit.

Ai po ashtu ka ironizuar me pushtetin për strategjinë e energjisë.

Postimi i plotë:

Imagjinoni, pas gati 3 vitesh ardhjeje në pushtet dhe gati gjysmë mandati të plotë, e as pas 50 ditësh përfundimi të diskutimeve publike, vendi jonë ende nuk ka strategji për energjinë. Po shpresojmë e po imagjinojmë që nga kjo pritje e madhe do të mrekullohemi me përmbajtjen e saj.

Një është e sigurt dhe t’jeni të bindur që me këto zgjidhje gjeniale që po priten energji do të kemi sa të dojmë, çmime të lira sa s’ka më dhe reduktime fare hiç.