“Statuskuoja ngadalëson zhvillimin Kosovës dhe të Serbisë”

Ministrja norvegjeze e Punëve të Jashtme Ine Eriksen Soreide thotë se statuskuoja i ngadalëson si Serbinë ashtu dhe Kosovën në planin politik dhe ekonomik.

“Norvegjia e përkrah fuqimisht dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës me ndërmjetësim të BE-së. shpresoj shumë se bisedimet do të sillnin normalizimin e marrëdhënieve dhe se ato së shpejti do të ripërtërihem”, ka thënë për gazetën e Beogradit “Politika” shefja e diplomacisë norvegjeze.

ka theksuar se të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen, ndërsa taksa ndaj mallrave të Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës duhet të hiqet.

Ka shtuar se zgjidhja e qëndrueshme do t’i kontribuojë jo vetëm stabilitetit dhe sigurisë së Serbisë e të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.

Soreide mendon se modeli nordik i bashkëpunimit mund të funksionojë mirë edhe në Ballkan.