Jeta Statovci

Statovci e komenton dialogun: Po kërkojmë një proces të balancuar, asgjë më shumë

Deputetja e partisë “Guxo”, Jeta Statovci, ka dhënë një intervistë për “Telegrafin”, ku ka folur, ndër të tjera, edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Statovci ka theksuar se procesi duhet të jetë i balancuar.

“Ne kemi përballë një palë që nuk ka treguar kredibilitet në asnjërën marrëveshje paraprake, nuk është kohë e gjatë që ne kishim nënshkruar marrëveshje edhe për energji, pas asaj na është kërkuar udhërrëfyes, e kemi bërë edhe atë. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se një proces të balancuar.” – deklaroi ajo.

Statovci ka komentuar edhe Marrëveshjen e Ohrit, që dikur njihej si plani franko-gjerman.

“Ne e dimë se në ato pikat e para të marrëveshjes flitet për respektimin e integritetit territorial flet për aspekte të simbolikës, ato diplomatike, dhe dy etnitete politike ndërkombëtare që ndërveprojnë mes vete dhe këtu është çështja. Çfarë do çështje tjetër në mënyrë për të pasur një zgjidhje afatgjate ka të bëjë me rregullim e raporteve pra bilaterale, në mes të Kosovës dhe Serbisë.” – theksoi ajo.