Statistikë interesante: Kaq ditë kanë qeverisur Thaçi, Mustafa, Haradinaj

Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, janë tre nga gjashtë politikanët që mbajtën postin e kryeministrit pas përfundimit të luftës, në periudha të ndara kohore. Instituti Demokraci për Zhvillim ka publikuar një grafikë, e cila tregon saktë se për sa ditë qëndruan në karrigen e shefit të Qeverisë, Thaçi, Mustafa e Haradinaj.

Thaçi mban vendin e parë për nga numri më i madh i ditëve që ka qëndruar në pushtet, pas tij radhitet Mustafa e në vendin e tretë Haradinaj.

Në inforgrafikë prezantohet jetëgjatësia e qeverive në Kosovë që nga viti 2008.

loading…