2015-2017

Statistikat: Për tri vjet 91565 kosovarë kërkuan azil në vendet e Schengenit

Largimi i qytetarëve nga Kosova mbetet njëra ndër shqetësimet më të mëdha institucionale në Kosovë. Mijëra të rinjë largohen nga Kosova duke kërkuar një jetë më të mirë.

Mirëqenia sociale, papunësia, arsimi dobët, shëndetësia jashtë standardeve mbetën ndër problemet më të mëdha të cilët po bëjnë që çdo ditë e më shumë të rinjët të largohen nga Kosova.

Por, shtetet e Bashkimit Europian (BE) nuk i kanë pranuar të gjithë për azil, disa prej tyre janë kthyer në Kosovë. Shumë familje kanë shitur edhe pasuri të tyre për të mundësuar migrimin illegal për në vendet europiane, raporton Ballkani.info.

European Western Balkans ka publikuar statistika në lidhje me azil-kërkuesit nga Kosova dhe rikthimin e tyre në Kosova nga organet përgjegjëse të shteteve të BE-së.

Sipas këtij publikimi, në vitin 2015, kanë kërkuar azil 72.480 qytetarë nga Kosova. Në vitin 2016 kanë kërkuar azil 11.675 persona. Në vitin 2017 kanë kërkuar azil 7.410 persona.

Numri i azilkërkuesve nga Kosova në vendet e Schengenit për tri vjet e ka shifrën 91565 qytetarë.

Në përqindjen e shteteve ku kanë migruar kryeson, Franca me 44.4%, Gjermania me 31.7% dhe Italia me 8%, raporton Ballkani.info.

Në vitin 2015 janë kthyer 18.789 persona, prej tyre 9.749 vullnetarisht derisa 9040 me forcë. Në vitin 2016 janë kthyer në Kosova 13.030, prej tyre 6.511 vullnetarisht derisa me forcë janë kthyer 6.519. Në vitin 2017, janë kthyer 4.509, prej tyre 1.886 vullnetarisht derisa 2.623 me forcë.

Sa i përket migrimit ilegal në 2015 janë larguar 19’258 persona. Në vitin 2016 janë larguar 21’007 persona derisa në vitin 2017 janë larguar 25’937 persona

Largimi i kosovarëve nga Kosova po cilësohet si rrezik për të ardhmen e vendit pasi që po largohet potenciali njerëzor. /Ballkani.info/