Statistikat e Kosovës dhe Çekisë para ndeshjes së sotme

Kombëtarja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Dardanët” kanë shumë mungesa për këtë ndeshje; Rashica, Zeneli, Kololli, Shala e Kryeziu – që të gjithë të dëmtuar, por Bernard Chalandes beson se mund të marrin rezultat pozitiv në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores së madhe kundër Bullgarisë, derisa ka edhe dy barazime në Grupin A – ka grumbulluar 5 pikë. Në anën tjetër, Çekia ka grumbulluar deri më tani gjashtë pikë, një më shumë se Kosova – ka dy fitore dhe një humbje.

Në total, Kosova vjen e pamposhtur që 14 ndeshje me radhë, që nga nëntori i vitit 2017, derisa Çekia s’dinë për barazim që 20 ndeshje; 11 fitore, 9 humbje.

loading…